Kryesore Ultimatumi për të shkarkuar Çuçin dhe Kumbaron, qytetarët sërish në protestë sot

Ultimatumi për të shkarkuar Çuçin dhe Kumbaron, qytetarët sërish në protestë sot

Shoqëria civile dhe qytetarët do të zhvillojnë pasditen e sotme në orën 19:30 një tjetër protestë kundër qeverisë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë plazhin e Potamit në Himarë, ku një skaf me drejtues Arjan Tase përplasi për vdekje një vajzë 7 vjeçe.

Protesta e kësaj të hëne vjen 4 ditë pas protestës së zhvilluar para ministrisë së Brendshme nga qytetarët, të cilëve iu bashkuan PD dhe  Partia e Lirisë.

Protestuesit i lanë afat kryeministrit Edi Rama që deri këtë të hënë të shkarkonte dy ministrat, ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren Turizmit, Mirela Kumbaro.

Protesta do të nisë para ministrisë Brendshme, ndërsa do të jenë qytetarët ata që do të vendosin nëse do e zhvendosin protestën para Kryeministrisë apo Presidencës, siç ndodhi në protestën e katër ditëve më parë.