Politika Vjosa Osmani flet për takimin me Ramën dhe mungesën e tij në...

Vjosa Osmani flet për takimin me Ramën dhe mungesën e tij në Parlament

Kryeministri Edi Rama nuk ishte sot i pranishëm në sallën e Kuvendit, kur Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, mbajti fjalimin e saj.

E pyetur nga gazetarja Ilva Tare gjatë një interviste për Euronews Albania, ajo tha se nuk e kishte vënë re mungesën e tij dhe nuk i kishte ndjekur mediat për ta kuptuar këtë.

“Nuk e kam vënë re në të vërtetë, dhe nuk i kam lexuar mediat, por tani po e di”, tha Presidentja në detyrë e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani foli dhe për takimin që ka pasur me kryeministrin, Edi Rama ku tha se kishte diskuar për Mini-Shengenin dhe kërkesën për miratimin e një rezolute të Parlamentit të Shqipërisë për gjenocidin serb në Kosovë.

“I thashë ato që i kam thënë publikisht, ia ka thënë edhe në takime të mëhershme (Mini-Shengeni). Në mënyrë që një iniciativë rajonale të ketë suksese duhet të iniciohet nga të gjitha vendet. Kërkojmë gjithë përfshirë dhe të konsultohet Kosova para se të ecet përpara. Kemi kërkuar detaje për marrëveshjen”, tha znj. Osmani.