Politika 22 vite nga sulmet terroriste në SHBA, Rama: Kurrë mos harro!

22 vite nga sulmet terroriste në SHBA, Rama: Kurrë mos harro!

“11 Shtator, kurrë mos harro!”, kështu ka shkruar në Facebook kryeministri Edi Rama, duke përkujtuar kështu ngjarjen që u mori jetën 3 mijë personave 22 vite më parë.

Bëhet fjalë për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA ku pati një numër të madh viktimash prej sulmeve terroriste pranë kullave binjake të World Trade Center në New York, më pas në Pentagon dhe Shanksville, Pensilvani.

Në nder të viktimave pritet po ashtu që Presidenti Joe Biden të marrë pjesë në një ceremoni ushtarake në Anchorage, pasi të kthehet nga Vietnami.