Bota Biden përsërit: Putin, kriminel lufte. Zelensky në rrugët e qytetit Bucha pas...

Biden përsërit: Putin, kriminel lufte. Zelensky në rrugët e qytetit Bucha pas masakrës (FOTO)

Volodymyr Zelensky ne Bucha

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka cilësuar sërish Vladimir Putinin si kriminel lufte, teksa ka bërë thirrje që lideri rus të përballet me gjyqin për vrasjet e civilëve në Bucha.

“E keni parë se çfarë ndodhi në Bucha. Putin është një kriminel lufte”, tha Biden.

Biden tha se ai po kërkon të vendosë më shumë sanksione kundër Rusisë për mizoritë, të cilat Moska mohon t’i ketë kryer.

Muajin e kaluar, Presidenti amerikan shkaktoi zemërim në Moskë kur akuzoi për herë të parë Putinin për krime lufte.

Trupat e civilëve, për vrasjen e të cilëve akuzohen ushtarët ruë, janë gjetur të shpërndara në rrugë. Gazetari i BBC, në Bucha ka dëshmuar për pamjet tronditëse që ka parë në bodrumin e një shtëpie ku janë gjetur 5 meshkuj me duar të lidhura, të cilët sipas tij ishin qëlluar për vdekje.

Ndërkohë, dy ditë pas masakrës, presidenti Volodymyr Zelensky vizitoi Bucha-n për të parë me sytë e tij tmerrin e qytetit të shkretuar në

Presidenti ukrainas u pa duke ecur, i shoqëruar nga kryebashkiaku Anatoly Fedorouk, nëpër rrugët e qytetit në periferi të Kievit, për të përjetësuar skenën e një masakre civile gjatë tërheqjes së ushtarëve rusë.

Zelensky vizitoi gjithashtu spitalin e qytetit si dhe varret masive të gjetura pas çlirimit të qytetit. Ai foli me banorët, duke përsëritur se Rusia ka kryer krime lufte dhe gjenocid në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të BBC-së për mundësinë e një marrëveshjeje paqeje me Moskën, lideri ukrainas u përgjigj pozitivisht, “sepse Ukraina duhet të ketë paqe. Ne jemi në Evropë në shekullin XXI. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike dhe ushtarake”, tha Zelensky shkoi edhe në Irpin dhe Stoyanka, qytete të çliruara gjithashtu nga pushtimi rus.

Volodymyr Zelensky ne Bucha

ANSA/ Lorenzo Attianese