Extra 300 orë punë për fustanin e Penelope Cruz

300 orë punë për fustanin e Penelope Cruz

Janë dashur plot 300 orë punë me dorë nga Chanel për të krijuar fustanin e aktores Penelope Cruz që ajo të paraqitej në mënyrë të mahnitshme në Festivalin e Venecias.

Aktorja e famshme ishte e pranishme në çeljen e edicionit të 78 të Festivalit të Filmit në Venecia dhe paraqitja e saj u rendit ndër më të mirat e natës së parë të eventit të rëndësishëm.

Fustan i zi i gjatë prej mëndafshi anët e së cilit përfundojnë  me një tyl delikat i cili vesh të gjithë pjesën e brendshme të fustanit duke krijuar valëzimet një petaleje ishte copëza e artit krijuar nga Chanel.

Gjatë marrëdhënies së saj të gjatë me markën e famshme Chanel, Cruz ka zhvilluar një vlerësim shumë të madh për punën e bërë me dorë: “Unë kam qenë në atelie shumë herë gjatë viteve, duke vizituar të gjitha gratë që krijonin veshjet, dhe shumë herë i kam parë një ditë para shfaqjes. Ata kurrë nuk e lënë fustanin nëse nuk është 100 përqind i përsosur.”

Fustani që ka veshur diva latine për premierën e filmit në tapetin e kuq është pjesë e koleksionit Vjeshtë-Dimër 2021-2022 të Chanel.