Shqipëria do të futet në karantinë si pasojë e koronavirusit. Edi Rama ka bërë publike sot masa të reja në lidhje me marrjen e masave në qytete e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Lezhës, Kurbinit, Elbasanit, Lushjes.
Në të gjitha këto qytete që nga ora 06:00 e ditës së nesërme nuk do të lejohet që të lëviz asnjë mjet publik dhe privat. Sipas tij, kjo gjë bëhet për të mbrojtur veten dhe njëri-tjetrin.
Rama ka bërë të ditur se do të lejohen të lëvizin mjetet që shërbejnë për të shpërndarë ushqime dhe ata që furnizojnë farmacitë. Ai tha se të gjithë duhet të regjistrojnë emrat, makinat në drejtorinë e Policisë së Shtetit në Tiranë.