Bota A do të bëhet Kina armiku i ri i Perëndimit në vend...

A do të bëhet Kina armiku i ri i Perëndimit në vend të Islamit?

Kolumnisti britanik Peter Oburne parashikon që përhapja e pandemisë koronare do të dobësojë armiqësinë ndaj islamit dhe do të riformulojë gjeografinë politike globale në atë mënyrë që Kina të bëhet armiku kryesor i Perëndimit.

Në një artikull me titullin “A do të marrë Kina vendin e Islamit si armike e re e Perëndimit?”, ai shprehet se pikëpamja e Perëndimit për Islamin si armiku numër një që u shfaq menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë midis Perëndimit dhe Bashkimit Sovjetik, është i përshtatur nga një teori që mbron pashmangshmërinë e konflikteve të civilizimit.

Një artikull i mirënjohur i shkruar një çerek shekulli më parë nga diplomati amerikan Samuel Huntington, duke diskutuar idenë e një konflikti civilizimesh, vendosi tonin për një seri luftërash, duke parashikuar një konflikt të ri midis asaj që ai i konsideronte të kundërta të papajtueshme, Islamin dhe Perëndimin.

Sipas autorit, politikanët perëndimorë, si ish-presidenti amerikan George W. Bush dhe ish-kryeministri britanik Tony Bler, kanë ndjekur teorinë e Huntingtonit, duke i bërë shumë vende muslimane objektivin e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

Muslimanët gjithashtu portretizohen shpesh në mediat perëndimore si ekstremistë dhe një kërcënim ekzistencial për botën, duke çuar në rritjen e islamofobisë në Perëndim dhe ngritjen e partive politike të djathta në Evropë, shkruan autori.

Pse Kina?

Pjesa më e madhe e kësaj armiqësie të dëmshme ndaj Islamit mund të zvogëlohet në të ardhmen e afërt pas krizës së shkaktuar nga pandemia koronare, duke pasur parasysh disa faktorë, duke përfshirë viktimat e kësaj pandemie dhe ndër muslimanë, veçanërisht në Britani, ku katër mjekët më të mirë kundët koronavirusit ishin pikërisht muslimanë, gjë e cila mund të ndryshojnë qëndrimet e publikut ndaj tyre.

Por ekziston një faktor tjetër, që është ajo se pandemia do të riformulojë gjeopolitikën botërore. Për shkak se Perëndimi ka nevojë për një armik, Kina kohët e fundit është bërë një shënjestër.

Pas sulmit ndaj Islamit, i cili filloi me prognozën e famshme të Huntington mbi përplasjen e civilizimeve, Perëndimi tani po tërheq vëmendjen e tij drejt Lindjes së Largët, thotë autori.

Ai gjithashtu deklaroi se Kina aktualisht po e portretizon veten si armikun e ri ekzistencial të Perëndimit, ashtu siç ndodhi me Islamin njëzet vjet më parë. Janë të njëjtët njerëz, të njëjtët kolumnistë, të njëjtat qendra kërkimore, të njëjtat parti politike dhe të njëjtat agjenci të inteligjencës, shkruan ai.

Fushata mediatike

Artikulli jep shembuj se si politikanët, media dhe partitë politike perëndimore synojnë sulmet e tyre ndaj Kinës. Autori përmend që Presidenti Trump, i cili e akuzoi Kinën gjatë fushatës presidenciale të 2016  për “përdhunimin” e ekonomisë amerikane. E tani, sulmet e Trumpit ndaj Pekinit janë përshkallëzuar nga shpërthimi i pandemisë, kur ai akuzon Kinën për fshehjen e virusit dhe për mashtrim me numrin e njerëzve që kishin vuajtur prej tij.

Gjithashtu, retorika në një numër të gazetash britanike që kishin në shënjestër muslimanët është përqëndruar tashmë në kërcënimin kinez.

Kështu, The Sun, e cila ushqeu bateritë e luftës në vitin 2003 për të pushtuar Irakun, publikoi një raport që pretendonte se Kina kishte krijuar me qëllim një virus të ri “për të dëshmuar se kishte më shumë kapacitete se sa Shtetet e Bashkuara në luftë kundër sëmundjeve vdekjeprurëse ”.

Artikulli citon disa deklarata të zyrtarëve britanikë dhe zyrtarëve të inteligjencës që e konsiderojnë Kinën përgjegjëse për përhapjen e virusit vdekjeprurës, ndërsa disa thonë se marrëdhëniet me Pekinin nuk do të jenë më të njëjtat si para epidemisë.

I njohur si një kritik i fortë i Islamit, Shoqëria Britanike Henry Jackson (HJS) tani po bën fushatë kundër Pekinit përmes një serie raportimesh mediatike dhe paraqitjeve të drejtuara kundër Kinës, të cilat janë dyfishuar gjatë muajve të fundit, sipas Oburne.

Shembulli i fundit është një sondazh i realizuar kohët e fundit nga HJS, i publikuar javën e kaluar në The Times, i cili zbulon se “më shumë se 80 përqind e britanikëve dëshirojnë që Boris Johnson të nisë një hetim ndërkombëtar se si Kina trajtoi koronavirusit në fillim të paraqitjes së tij”.

Autori sqaron se paralajmërimi në artikullin e Huntingtonit për konfliktin e civilizimeve nuk është i kufizuar në civilizimin islam, por paralajmëron edhe një civilizim tjetër konkurrues, përkatësisht Kinën, ku sheh kërcënimin më të fortë afatgjatë për Perëndimin.

“Ndoshta tani kemi arritur në fundin e një epoke të gjatë në të cilën Islami ishte armiku kryesor. Është e mundur që Perëndimi tani ka gjetur një armik të ri, i cili u jep muslimanëve mundësinë të marrin frymë pak më lirshëm”, konkludon ai