Kryesore Agaçi mohon përfshirjen e Ramës e Ahmetajt tek inceneratorët, nuk flet për...

Agaçi mohon përfshirjen e Ramës e Ahmetajt tek inceneratorët, nuk flet për udhëtimin ish-ministrit me Mërtirin

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi u shpreh sot se duk ka pasur asnjë lloj porosie nga kryeministri Rama për procedurat e inceneratorëve.

Ai tha se nuk ka pasur një presion nga kryeministri Rama për këtë gjë, duke shtuar se në një moment që miratohet një projekt-akt, i gjithë sistemi është i lidhur.

Pjesë nga debatet në komision:

Tabaku: A keni marrë porosi nga kryeministri Rama? Janë kryer 17 procedura brenda një dite.

Agaçi: Nuk ka pasur asnjë lloj porosie, ajo që mua më intereson ta dëshmoj përballë jush është aluduar në media me lloj-lloj shpifje me 17 vendime nga Këshilli i Ministrave brenda ditës është e pavërtetë. Unë kam një kopje të rendit të asaj dite.

Tabaku: A keni marrë porosi nga kryeministri Rama? Janë kryer 17 procedura brenda një dite

Agaçi: Nuk ka pasur asnjë lloj porosie, ajo që mua më intereson ta dëshmoj përballë jush është aluduar në media me lloj-lloj shpifje me 17 vendime nga Këshilli i Ministrave brenda ditës është e pavërtetë. Unë kam një kopje të rendit të asaj dite.

Tabaku: A ka pasur presion për kalimin e këtyre vendimeve?

Agaçi: Në administratën publike zhvillohen me qindra procedura. Nuk jam në gjendje të përgjigjem për gjëra jashtë funksionit tim. Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar asnjë procedurë, asnjë kontratë.

Ai vendim është marrë në një mbledhje të zakonshme të Këshillit të Ministrave. Është një fakt publik që çdo ditë të mërkurë që Këshilli zhvillon mbledhjen javore. Ndodh, siç ka ndodhur edhe në vitet e shkuara, e di dhe e kupton se ka raste. Ky sistem të jep mundësinë që qarkullimi i aktit të jetë më i shpejt. Në momentin që miratohet një projekt-akt, i gjithë sistemi është i lidhur.

Tabaku: Nëse një kontratë e miratuar në mënyrë të paligjshme, financimi i saj është i ligjshëm?

Agaçi: Do i përgjigjem pjesës së dytë të pyetjes suaj. Kjo dhe në respekt të rregullores, këtë e them dhe për shkak të kompetencave që kam pasur. Do ju ftoja përzemërsisht që t’i përmbaheni objektit të këtij komisioni, pasi çdo deklaratë e bërë nga unë do ishte ndërhyrje në një autonomi të komisionit. Kontrata mori vendimin e duhur, të drejtë me bazë ligjore.

Tabaku: Në media është folur se ish-ministra kanë udhëtuar kohë më parë me Mërtirin dhe Zoton. E keni informuar zotin Rama?

Agaçi: Jam kërkuar si sekretar i përgjithshëm. Do dëshiroja që pyetjet të përqendroheshin brenda kuadrit ligjor.

Tabaku: A keni kërkuar procedurë verifikimi për inspektimin financiar të kontratë koncensionare të Elbasanit? A ka kërkuar inspektim kryeministri?

Agaçi: Fatmirësisht ligjet që ky parlament i nderuar voton apo në vitet e mëparshme, parashikojnë dhe ndajnë kompetencat për institucionet. Kryeministri i ka detyrat e tij në kushtetutë, si dhe institucionet e tjera. Nëse kjo do të ndodhte, do të ishte tejkalim kompetencash. Ka institucione të tjera që bëjnë verifikime.

Tabaku: Ka ardhur ndonjëherë Ahmetaj që të lobojë me ju për këtë koncesion?

Agaçi: Asnjëherë.