Aktualitet Arrestohen dy truprojat e ish-ministrit Tahiri, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohen dy truprojat e ish-ministrit Tahiri, ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet një prej truprojave të ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Hekuran Marku është ndaluar në Gjermani, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme që ka dërguar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Ndërkohë mësohet se ish-truproja tjetër e Tahirit, Paulin Deda, është ende i lirë në Francë, pasi ka kërkuar azil politik atje dhe autoritetet janë duke shqyrtuar kërkesën e tij.

Emrat e dy ish-truprojave dolën në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, operacion ky që vendosi në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.

Marku dhe Deda akuzohen si të përfshirë në ‘skemën’ e trafikut ndërkombëtar të kanabisit të drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

Sipas SPAK, dy truprojat kanë bashkëpunuar edhe me 4 italianë dhe një shqiptar për të trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë. Kjo sasi droge u sekuestrua më pas në Bari ku u vendosën në pranga 2 persona. Në dosje thuhet se Marku dhe Deda kishin kultivuar drogën në disa parcela në Tepelenë dhe ishin kujdesur për transportin e tyre.