Politika Berisha non grata nga SHBA dhe Londra, Borrell: Nuk ka asnjë propozim...

Berisha non grata nga SHBA dhe Londra, Borrell: Nuk ka asnjë propozim për sanksione nga BE

Përfaqësuesi i Lartë i BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se nuk ka asnjë propozim për të shpallur non grata Sali Berishën, siç kanë bërë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Nga ana jonë, e vetmja gjë që mund të themi është që ne i marrim vendimet për sanksionet në këshill, por me sa di unë nuk ka asnjë informacion për propozim për sanksione për qytetarë shqiptarë”, tha Borrell gjatë një konferencë për mediat në Tiranë, ku mori pjesë në këshillin e Stabilizim-Asocimit