Aktualitet Dalin pamjet e megaoperacionit “Tempulli”, sa persona u arrestuan

Dalin pamjet e megaoperacionit “Tempulli”, sa persona u arrestuan

30 persona janë arrestuar në flagrancë në të gjithë vendin, ndërkohë që janë ekzekutuar dhe 216 masa sigurie pas një megaoperacioni policor të koduar “Tempulli”.

Gjatë këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në banesa dhe në ambiente të tjera, deri tani janë  sekuestruar:

13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);

5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;

225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;

Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false.

Megaoperacioni vijon.