Kuriozitete Ngordh “Hachiko i Krimesë”, qeni që priti të zotin e zhdukur për...

Ngordh “Hachiko i Krimesë”, qeni që priti të zotin e zhdukur për 12 vjet duke parë nga deti

Një qen besnik ka ngordhur pasi kishte 12 vite në pritje të pronarit të tij, të zhdukur në Detin e Zi.

I njohur si “Hachiko i Krimesë”, qeni me emrin Mukhtar ishte bërë i njohur për të gjithë komunitetin pasi dilte çdo ditë në të njëjtin vend, buzë detit në qytetin e Jaltës, duke hedhur shikimin nga deti, me shpresën se do të shihte pronarin e tij, një roje plazhi që u zhduk në det për të mos u gjetur më.

Gjatë 12 viteve pritje, qeni thuhet se ishte kthyer në problem për disa qytetarë, të cilët e kishin raportuar te autoritetet. Ata vendosën ta eutanazonin, por ishte revolta e madhe e banorëve vendas që i ndaloi. Të gjithë e njihnin dhe e donin atë.

Ngordhja e qenit ka prekur edhe kryebashkiaken e qytetit, e cila ka thënë se do të vendosin një bust të tijin në vendin ku qëndronte gjithmonë.

“Ai ishte më shumë se një qen, tani ai është një yll. Dashuria dhe pritja, dy arsyet e të jetuarit që kanë bashkuar në mënyrë dramatike historitë e dy qenve që tashmë janë legjenda”, tha kryebashkiakja.