Kryesore Denoncimi i Berishës: 95-vjeçari me 30 milionë dollarë kushëri i Gjiknurit

Denoncimi i Berishës: 95-vjeçari me 30 milionë dollarë kushëri i Gjiknurit

Sali Berisha deklaroi se i moshuari, Thanas Çani, me 30 mln euro pasuri nga inceneratorët, është kushëri me Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri.

Berisha ngriti shqetësimin se pas zbulimit të detajeve të reja të këtij skandali, jeta e dëshmitarëve është në rrezik.

Shefi i opozitës përcolli një mesazh të fortë për Edi Ramën.

“Ky zotëria që ka 30 mln euro thuhet se është kushëri i Damian Gjiknurit. Atë duhet ta mbrojnë nga Gjiknuri tashmë. Edhe zonja, kanë shkuar televizionet dhe nuk e kanë gjetur. E paralajmëroj Edi Ramën se gjëja më e vogël t’u ndodhë këtyre dy të moshuarve, do përgjigjet personalisht. Të mos mendojë se duke zhdukur dëshmitarët mund të zhdukë gjurmë të krimit të tij të tmerrshëm. Janë të faktuara, prano gjyqin e shoqërisë shqiptare.” – u shpreh Berisha në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live”.