Extra “Fast and Furious 9”, vëllai përballë vëllait

“Fast and Furious 9”, vëllai përballë vëllait

Në filmin e nëntë të sagës “Fast and Furious”, Dom Toretto, i interpretuar nga Vin Diesel, do të përballet me vëllain e tij Jakob, rolin e të cilit e luan John Cena.

Në “trailer”-in e “F9” shihen shumë fytyra të njohura të kësaj sage, si motra e Dom, Mia dhe shoku i tij Han. Mia njihet mirë nga fansat e këtij filmi pasi është parë që në filmin e parë dhe ka pasur marrëdhënie edhe me Brian O’Conner, i interpretuar nga Paul Walker.

Kur Walker ndërroi jetë, dukej e vështirë që Mia të rikthehej sërish në këtë sagë, sidomos pasi nuk u shfaq as në filmin e tetë, por duket se “F9” ka vendosur të rikthejë personazhet e vjetër.