Kryesore Fredi Beleri në burg, Tirana i kundërpërgjigjet Athinës

Fredi Beleri në burg, Tirana i kundërpërgjigjet Athinës

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë së Jashtme greke që e quante skandaloz vendimin e Gjykatës së Vlorës për të dhënë masën e arrestit me burg për Fredi Belerin, kandidatin e opozitës për Bashkinë e Himarës.

“Është thuajse e pamundur të kuptoj sesi miqtë tanë grekë kanë të drejtë të vënë në diskutim një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat nuk mund të ishin më të forta se kaq. Fredi Beleri është kapur në aktivitet kriminal kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nuk e kuptojmë sesi fakti që është shtetas grek e përjashton atë nga ligji si qytetar i Shqipërisë. U bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që tregojnë mungesë respekti ndaj institucioneve të pavarura të vendit tonë”, tha Xhaçka përmes një postimi në Twitter.

Ministria e Jashtme greke e cilësi vendimin e sotëm si skandaloz nëse provat ndaj tij nuk janë të të pakundërshtueshme. Në njoftim thuhet po ashtu se do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.