Extra Kërkon të përkëdhelë luanin, turisti rrezikon të humbasë krahun

Kërkon të përkëdhelë luanin, turisti rrezikon të humbasë krahun

Një video tregon momentin kur një turist kërkon të përkëdhelë një luan duke zgjatur dorën nga xhami i makinës, duke rrezikuar që ta humbasë atë.

Luani është me kurriz nga makina e turistëve, kur një prej tyre zgjat dorën për ta prekur grabitqarin në Parkun Kombëtar Serengeti, në Tanzani.

Luani kthehet i egërsuar dhe turistët zmbrapsen, me njërin prej tyre që kërkon të mbyllë xhamin e makinës, por ka frikë se mos luani i kafshon dorën.

Pasi makina largohet paksa nga luani, turisti mbyll xhamin, ndërkohë që luani nuk ia ndan sytë.

Parku Kombëtar i Serengetit këshillon turistët që të mos i afrohen me makina kafshëve, por t’i qëndrojnë 25 metra larg. Ndërsa në rregulloren e parkut thuhet se në asnjë mënyrë turistët nuk duhet të shqetësojnë kafshët duke bërtitur, duke hedhur sende drejt tyre apo duke ngritur volumin e muzikës në makinë.