Sport Liverpool me fitoren e shtatë radhazi dhe hap luftën për vendin e...

Liverpool me fitoren e shtatë radhazi dhe hap luftën për vendin e katërt

Liverpool arriti fitoren e shtatë radhazi në Premier League, teksa mposhti me shifrat 3-0 në transfertë Leicesterin.

Brenda tre minutave (33 dhe 36), Curtis Jones shënoi dy gola, ndërsa Trent Alexander-Arnold vulosi rezultatin me një gol fantastik nga një goditje dënimi.

Pas këtij suksesi, Liverpool mban gjallë shpresat për zonën Champions, teksa Manchester United dhe Newcastle kanë vetëm një pikë më shumë se të kuqtë, por me një ndeshje më pak se të kuqtë.