Kryesore Presidenti i ri, Rama: Nëse pala tjetër ka kandidaturë të pëlqyeshme, e...

Presidenti i ri, Rama: Nëse pala tjetër ka kandidaturë të pëlqyeshme, e miratojmë

Kryeministri Edi Rama dha një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, duke deklaruar se kanë filluar zyrtarisht bisedimet me palën tjetër për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Po ashtu kreu i qeverisë u shpreh se nëse vjen nga kandidaturë e pëlqyeshme nga pala tjetër, do të ketë 100 për qind miratimin e shumicës.

“Pati një informacion nga grupi i posaçëm që kemi ngritur dhe sot kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvendin e Shqipërisë, në përpjekjen për të identifikuar një kandidaturë që mund të ketë konsensus më të gjerë se shumica jonë në Parlament.

Nuk jemi ulur në tryezë mbi paragjykime. Do gjykojmë mbi emra, dhe nuk do paragjykojmë se nga vijnë propozimet. Jemi ulur me palë të tjera që s’janë në një vijë fronti me ne, por përballë nesh në arenën politike. Nëse do vijë një kandidaturë e pëlqyeshme do ketë 100 për qind miratimin tonë. Në fund farë falë ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës janë më shumë se 71 vota në Parlament dhe Shqipëria do të ketë një President normal”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se sot duhet të niset drejt Varshavës pasi mbahet Konferenca e Donatorëve për Ukrainën.