Aktualitet Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Bulqizë, në pranga autori

Vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Bulqizë, në pranga autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Shupenzë të Bulqizës.

Mësohet se një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve, banues në Homesh, është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta. Gjatë konfliktit 30-vjeçari Dorian Mema ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin Dritan Manjani, i cili si pasojë e plagëve  ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe arrestuan Dorian Mema, autorin e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.