Bota Zelensky: Dhjetëra mijëra të vrarë në Mariupol

Zelensky: Dhjetëra mijëra të vrarë në Mariupol

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se dhjetëra mijëra civilë janë vrarë nga rusët gjatë sulmit në Mariupol.

“Qyteti është shkatërruar, ka dhjetëra mijëra të vdekur, por pavarësisht kësaj, rusët nuk po e ndalin sulmin e tyre”, tha Zelensky gjatë një fjalimi të mbajtur para parlamentit të Koresë së Jugut këtë mëngjes.

Zelensky tha se Rusia po përgatit dhjetëra mijëra ushtarë për ofensivën e radhës në pjesën lindore të Ukrainës.

Duke folur me ligjvënësit e Koresë së Jugut, ai tha se Rusia nuk do të ndalet derisa të detyrohet të ndalojë, por tha se ushtria ukrainase ishte gati.

Analistët ushtarakë besojnë se Rusia tani është duke e përqendruar ofensivën e saj në rajonin lindor të Ukrainës.