Aktualitet Agjenti i infiltruar i futi në kurth, si u kap banda e...

Agjenti i infiltruar i futi në kurth, si u kap banda e minave me telekomandë në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar sot tre persona të cilët shisnin mina me telekomandë në qytetin bregdetare.

Me finalizimin e operacionit të koduar “Muzeu”, në lagjen Nr. 9 në Durrës u arrestua 47-vjeçari Ilir Alliu një 31-vjeçari Bledar Çakalli dhe 37-vjeçari Edmond Bardhi, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës. Grupi u kap me anë të një polici të infiltruar.

Ishte një agjent i infiltruar i policisë së Durrësit ai që e bëri porosinë për minat me telekomandë, duke bërë të mundur kështu edhe arrestimet.

Këta të fundit u kapën ndërsa udhëtonin në një automjet tip “Volvo” , i cili drejtohej nga 47-vjeçari Aliu, dhe dy të tjerët ishin pasagjerë.

Gjatë kontrolleve në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon. Minat do të shiteshin për një shumë prej 2500-3000 euro copa.