Politika Ambasada e SHBA zbardh takimin e Ndihmës Sekretarit amerikan me Ramën, kryefjalë...

Ambasada e SHBA zbardh takimin e Ndihmës Sekretarit amerikan me Ramën, kryefjalë drejtësia

Ambasada amerikane ka zbardhur takimin që Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson zhvilloi me kryeministrin Edi Rama.

“Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e pavarësisë së gjyqësorit dhe avancimin e reformës në drejtësi”, thuhet në një postim në Facebook të ambasadës.

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson mbërriti dje në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Pas qëndrimit në Tiranë, ai pritet të zhvillojë një vizitë edhe në Prishtinë.