Politika Amnistia fiskale, Rama: Kemi qenë si Holanda pas luftës, s’ka pasur sistem...

Amnistia fiskale, Rama: Kemi qenë si Holanda pas luftës, s’ka pasur sistem bankar

Kryeministri Rama u shpreh se amnistia fiskale duhet për edhe për faktin se vite më parë qytetarëve nuk iu është garantuar mundësia e formalizimit nga shteti, pasi ka munguar edhe sistemi bankar.

Rama tha se Shqipëri ka qenë si Holanda pas luftës. “Amnistia është hapësira e fundit e një tranzicioni drejt një shtrëngimi tjetër në funksion të llogaridhënies të çdo individi në raport me shtetin, si taksapagues. Është e pamundur ta shtrijmë fashën deri në fund për shkak se nuk mund t’i kërkosh njerëzve llogari deri në fund nëse nuk i ke dhënë mundësinë të formalizojnë deri në fund atë që kanë, pasi kanë pasur një shtet që nuk iu garantonte një sistem bankar, ka qenë tamam si Holanda pas luftës. Amnistia duhet para edhe si një mundësi për të shkuar në një nivel tjetër”, tha kryeministri.