Aktualitet Apel për denoncime të rasteve kur punonjës të KLSH shkelin ligjin

Apel për denoncime të rasteve kur punonjës të KLSH shkelin ligjin

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu bën apel për qytetarët dhe institucionet të denoncojnë të gjitha rastet që konstatohen shkelje nga punonjës të administratës së KLSH.

Institucionet që janë objekt i kontrollit nga KLSH, apo qytetarë që kanë konstatuar abuzime nga punonjës të KLSH janë të lutur t’i adresojnë pranë institucionit për të frenuar çdo rast të shkeljes së ligjit dhe çuarjen përpara drejtësisë të çdo individi që abuzon me detyrën.

KLSH garanton ruajtjen e anonimatit dhe ndjekjen e çështjes deri në fund duke bashkëpunuar me Prokurorinë dhe Policinë e Shtetit për rastet e dyshuara si shkelje e ligjit penal nga punonjës të KLSH.