Politika Berisha jep shenja pajtimi me Bashën: Nuk do e thërras më Lul...

Berisha jep shenja pajtimi me Bashën: Nuk do e thërras më Lul Brava

Sali Berisha ka deklaruar sot se nëse do të gjente Lulzim Bashën në seli, do ta takonte dhe do ti jepte dorën.

Berisha ka dhënë shenja pajtimi duke thënë se e respekton Bashën si çdo deputet tjetër demokrat.

Sali Berisha: Zoti Basha dha dorëheqjen. Mori përsipër të gjithë pasojat e kursit që zgjodhi. Në fakt dorëheqja e tij nuk lidhet vetëm me 9 Shtatorin, por ajo ka si background serialin e humbjeve të njëpasnjëshme. Nuk kam pse t’i them më deputeti “Brava”. Do t’i them deputeti Basha, prandaj…

Gazetarja: Quhet pajtim!

Sali Berisha: Ai është deputet i PD dhe thashë që po të ishte në zyrë me Enkelejdin dhe Gazin, do i jepja dorën. Me çdo demokrat kam komunikim. Çdo anëtar do komunikoj rregullisht.