Politika Berisha: ‘Non grata’ histori në 2019 për konspiracion kundër SHBA, dosjen time...

Berisha: ‘Non grata’ histori në 2019 për konspiracion kundër SHBA, dosjen time e ka bërë Donald Lu

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë detaje lidhur më marrëdhënien e tij me ambasadoren amerikane dhe për shpalljen non grata.

Berisha tha se non grata është një histori e vitit 2019, kur ia ka përmendur edhe kryeministri Edi Rama në Kuvend.

Ish-kryeministri shtoi se “thonë se është marrë intensivisht me dosjen time të konspiracionit Donald Lu”.

Berisha: Zonja Kim, ambasadorja e SHBA-ve, kur ajo erdhi, unë i kam shkuar vetë në pritje. Unë jam deputet i thjeshtë dhe deputet e nuk pres të më vijnë në zyrë. Pasi i ktheu komisioni i Venencias draftet e grupit të Sorosit për reformën në drejtësi, u arrit që amendimet të ishin në standardin e Venecias.

Kjo non grata është një histori e vitit 2019 dhe ma ka përmendur Edi Rama në këtë vit, duke më thënë se a e kaloj dot Atlantikun. D.m.th ai e dinte një gjë të tillë. Mua më thonë se jam futur në listë të zezë, për konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-ve.

Unë kurrë nuk e kam thënë kurrë një fjalë pas shpine për çështjen e ndarjen e Kosovës, sikurse ka bërë Blinken. Atëherë ku është konspiracioni këtu? Thonë se është marrë intensivisht me dosjen time të konspiracionit Donald Lu. Unë kam vepruar me ndërgjegjen time kombëtare, sepse ishte e turpshme të vizatoheshin kufij etnikë dhe të punoje për Serbinë e Madhe se kështu donte Rama dhe Thaçi.