Kryesore Beteja e nervave/ Macron shpërthen kundër Rutte: Po merr vendin e Britanisë...

Beteja e nervave/ Macron shpërthen kundër Rutte: Po merr vendin e Britanisë së Madhe

Në mbrëmjen e vonë të së dielës presidenti francez është ndër më të tensionuarit. Për kryeministrin austriak, Sebastian Kurz, të cilin e telefonon, ai thotë: “E shikoni? Nuk i intereson, ai nuk na dëgjon”.

Nga nata e ditës së tretë të një samiti që duhej të zgjaste dy, rreth të cilit vërtitet e ardhmja e Europës dhe marrëveshja përfundimtare e së cilës ende nuk është parë në horizont, shpërthejnë emocionet e drejtuesve. Uebfaqja e “Politico” tregon nervat e tensionuara të Emmanuel Macron, i cili në një moment shpërthen me kryeministrin austriak, Sebastian Kurz, fajtor për braktisjen e dhomës së negociatave duke mos iu përgjigjur një telefonate: “E shikoni? Nuk i intereson. Ai nuk i dëgjon të tjerët, ai ka një qëndrim të keq. Vetëm kujdeset për shtypin dhe kaq”, thotë presidenti francez para të pranishmëve.

Vonë në mbrëmje Macron, i anuar me vendet e Europës Jugore, në anën e kundërt nga nordikët ose “i kursyer”, akuzon kryeministrin holandez, Mark Rutte – i cili në këto ditë ka luajtur rolin e “të keqes së madhe”, për të bërë obstruksionizëm: “Ju jeni duke zënë vendin e Mbretërisë së Bashkuar në tryezë”, një lloj fyerje në epokën e Këshillit Europian me 27 dhe jo më 28 shtete. Një krahasim me linjën e mbajtur nga David Cameron në negociatat për buxhetin e BE-së (që më pas çoi – së bashku me shumë gjëra të tjera – te Brexit). Dhe më tej ai vazhdon: “Ndoshta do të më merrni për të çmendur, OK, por Angela është gjithashtu me mua”. Thuhet se në këtë pikë shumë rreth tryezës buzëqeshën, përfshirë vetë Merkel./Corriere/American Eye