Aktualitet BMW-ja del nga rruga, humb jetën një 33-vjeçar në Tepelenë

BMW-ja del nga rruga, humb jetën një 33-vjeçar në Tepelenë

Tepelenë | Rreth orës 21:15 në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në afërsi të Urës së Leklit, automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin L. I. ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, L. I., 33 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.