Extra Do të sfidojë Armand Dukën për kreun e FSHF-së? Ilda Bejleri tregon...

Do të sfidojë Armand Dukën për kreun e FSHF-së? Ilda Bejleri tregon të vërtetën për herë të parë

Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova…. Ilda Bejleri. Mediat i filluan shumë herët thashethemet se cilët do të jenë rivalët e Armand Dukës për kreun e FSHF-së, në zgjedhjet e ardhshme për drejtuesit e rinj (ose të vjetër) të futbollit shqiptar.

Nëse Shakohoxha e ka pranuar vetë se do të jetë përballë Dukës për kreun e FSHF-së, të tjerët heshtën fillimisht.

Së fundi, për të mos lejuar që emri i saj të lakohet në “fushë-beteja” ku vetë ajo s’e ka menduar veten, ka reaguar prezantuesja Ilda Bejleri. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ajo ka zbuluar të vërtetën.

Në fakt, nuk ka asnjë të vërtetë për kandidimin e saj, pasi nuk e ka çuar në mendje: “Edhe njerëz të afërt më shkruanin, si do të kandidosh për kreun e FSHF-së; por nuk është e vërtetë. Në momentin që do të doja të kandidoja, do ta thoja vetë, por as e kam çuar në mendje këtë gjë. Pastaj, edhe kandidaturat e tjera për asnjë moment nuk janë zyrtarizuar ende”.