Aktualitet Dy shqiptarë të goditur me thikë gjenden në mes të rrugës në...

Dy shqiptarë të goditur me thikë gjenden në mes të rrugës në Itali

Dy shqiptarë janë gjetur të plagosur me thikë të shtrirë në anë të rrugës në Pescara të Italisë në zonën e Villa Raspa di Spoltore.

Të plagosurit janë Elvis Balani 41 vjeç dhe Leon Cako 39 vjeç. Të dy u gjetën mbrëmjen e së mërkurës nga një makinë e rastit. Drejtuesi i këtij mjeti pa lëvizje në anë të rrugës dhe ndaloi. Aty gjeti dy burrat të gjakosur dhe të goditur me thikë.

Menjëherë u dha ndihmën e parë dhe i dërgoi në spital. Shtypi italian raporton se 41-vjeçari Balani është në gjendje më të rëndë. Kurse 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë.

Pasi gjendja e tyre shëndetësore të stabilizohet do të merren në pyetje nga policia për të zbardhur rrethanat.

Shkaqet e ngjarjes nuk dihen dhe është e paqartë nëse të dy kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë apo janë sulmuar nga persona të tjerë. Kjo pritet të përcaktohet nga hetimet e autoriteteve italiane në vijim.