Aktualitet Fatos Nano, bashkëshortja Xhoana dhe djali, testohen për COVID-19

Fatos Nano, bashkëshortja Xhoana dhe djali, testohen për COVID-19

Të dhënat e fundit për situatën aktuale të pandemisë në vend treguan se 57 persona ishin prekur nga COVID-19, ndërkohë që ishin bërë 362 testime.

Mediat shkruajnë se ndër këta të testuar është edhe familja Nano, e ish kryeministrit Fatos Nano, bashkëshortes së tij Xhoana dhe djalit të tyre Klajdi.

Akoma nuk dihet arsyeja se përse i janë nënshtruar testimeve anëtarët e familjes Nano, nëse kanë patur kontakte me të prekur të tjerë apo kanë patur simptoma.

Mediat shkruajnë se familja Nano ka rezultuar negative nga koronavirusi.

Deri më tani nga politika shqiptare vetëm deputeti Adriatik Alimadhi është infektuar nga koronavirusi.