Politika Formula për zgjidhjen e krizës, më shumë bashkëpunimi e Europë dhe jo...

Formula për zgjidhjen e krizës, më shumë bashkëpunimi e Europë dhe jo më pak

Krerët e qeverive të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP) vlerësojnë punën dhe rolin unik të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) si dhe arritjet në avancimin e bashkëpunimit rajonal

Podgoricë – Krerët e qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) vlerësuan sot në Samitin e SEECP të mbajtur sot në Podgoricë punën e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), rolin unik të tij si një pikë qendrore për riorganizimin e përpjekjeve të platformave të ndryshme të bashkëpunimit rajonal, si dhe arritjet konkrete në promovimin e bashkëpunimit, zhvillimin e përgjithshëm të rajonit dhe avancimin drejt një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian.

“Ndërsa takohemi sot për Samitin vjetor të SEECP-së në prag të 20-vjetorit të Axhendës së Selanikut dhe 15-vjetorit të RCC – ne jemi dëshmitarë dhe pranojmë disa të vërteta të padiskutueshme, së pari Bashkëpunimi Rajonal ushqen, konsolidon dhe ka fuqi transformuese. Më shumë bashkëpunim rajonal është formula për adresim të tensioneve të fundit, që janë bërë shqetësuese në rajon. Së dyti, zgjerimi i Europës dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor, nuk është thjesht nevojë gjeopolitike por edhe një investim i nevojshëm.

Së fundmi, integrimi rajonal përmes arritjeve konkrete, krahas integrimit evropian, është rruga e duhur dhe më e besueshme për të ecur përpara”, tha Sekretarja e Përgjithshme e KBR-së, Majlinda Bregu.

Përveç mbështetjes ndaj RCC dhe rezultateve të saj dhe miratimit të Raportit Vjetor të organizatës, pjesëmarrësit e Samitit, ndër të tjera, ranë dakord për përshpejtimin e integrimit të rajoneve në BE, forcimin e sigurisë, avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e tranzicionit të gjelbër dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

SEECP do të vazhdojë të mbështesë RCC-në me qëllim arritjen e konvergjencës dhënë sinergjisë për transformimin në një rajon stabiliteti, nëpërmjet bashkëpunimit të zgjeruar rajonal. “Ne inkurajojmë angazhimin e vazhdueshëm të RCC-së për lehtësimin e zbatimit të programeve dhe projekteve rajonale, ndër të tjera përmes identifikimit të partnerëve potencialë dhe instrumenteve financiare për realizimin e tyre. Në këtë kontekst, ne i kushtojmë një rëndësi të veçantë zbatimit të Strategjisë SEE 2030”, thuhet në deklaratën e miratuar nga krerët e shteteve dhe qeverive të SEECP.

Sekretarja e Përgjithshme e KBR-së falënderoi Podgoricēn për kryesimin e SEECP dhe i uroi suksese kryesuesit të ardhshëm të Shkupit, duke e vlerësuar si një rastësi të mirë për stabilitetin e rajonit faktin se Shkupi do të mbajë kryesimin e SEECP dhe OSBE në të njëjtën kohë.

Samiti i SEECP zhvillohet çdo vit nën kujdesin e kryesuesit të procesit. Shkupi do të mbajë kryesimin e rradhës të SEECP, e pas kësaj Tirana do ta drejtojë këtë proces për periudhën 2024-2025.