Aktualitet Fushë-Krujë, 19-vjeçari aksidenton për vdekje një person

Fushë-Krujë, 19-vjeçari aksidenton për vdekje një person

Rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë në afërsi te Ura Gjolës, Fushë-Krujë, një automjet me drejtues A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. S., 55 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi 55-vjeçari. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.