Aktualitet Kërkuan heqjen e arrestit shtëpiak, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Kërkuan heqjen e arrestit shtëpiak, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për revokim të masës së sigurisë.

Këta të fundit kishin kërkuar heqjen e masës së sigurisë arrest shtëpie, kërkesë që nuk u pranua nga gjykata.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, deklaroi se ish-Kryeministri dhe Jamarbër Malltezi nuk mund të mbahen në arrest shtëpie për sa kohë nuk ka fakte dhe prova të reja nga hetuesit, e për këtë arsye duhet të ketë zbutje të masës së sigurisë.

Ish-kryeministri Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë me masë sigurie arrest në shtëpi për akuzat korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizanit.