Aktualitet Kush është e afërmja e Greg Ramës, studentja që u nxor e...

Kush është e afërmja e Greg Ramës, studentja që u nxor e vdekur nga rrënojat

Djali i kryeministrit Edi Rama, Greg tha sot se, mes viktimave të tërmetit 6.4 ballë ishin edhe të afërm të tij.

Mësohet se është 25-vjeçarja, Kristi Reçi studente e Mjekësisë, e cila u nxor dje e pajetë nga rrënojat, së bashku me familjarët e saj, vëllanë 22-vjeçar, dhe të dy prindërit.

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamanë dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruante në rrjetet sociale Greg Rama.