Sport Liverpuli nuk di të ndalet, zhgënjen sërish Arsenali

Liverpuli nuk di të ndalet, zhgënjen sërish Arsenali

Liverpuli fiton në minutat e fundit ndeshjen me Crystal Palace, aty ku mendonte se do të ndalej paksa ritmi i saj drejt fitores së Premier League.

Kampionët e Europës kaluan në avantazh fillimisht me Sadio Mane në fillimin e pjesës së dytë (49’), por në minutën e 83’ sulmuesi Zaha barazoi rezultatin, duke mundur Allison.

Por forca e djemve të Klopp këtë vit nuk është vetëm fizike dhe teknike, por edhe mendore, ata nuk u dekurajuan dhe arritën golin e fitores vetëm dy minuta më vonë me një aksion konfuz të finalizuar me sukses nga braziliani Firmino. Liverpuli kryeson klasifikimin me 37 pikë.

Ndërkohë, Arsenali ndodhet në një nga momentet e saj më zhgënjyese të viteve të fundit. Ekipi londinez sot barazoi në minutën e fundit shtesë në shtëpi nga modestët e Southampton, që para garës ndodheshin në vendin e fundit.

Miqtë kaluan dy herë në avantazh dhe pothuajse po festonin një fitore historike, kur Lacazette arrin të godasë afër portës dhe t’i dhurojë një pikë ekipit larg çdo ambicie këtë vit.