Shëndet Moslarja e dhëmbëve para gjumit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të...

Moslarja e dhëmbëve para gjumit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Studimi i zhvilluar në Japoni zbulon se moslarja e dhëmbëve para gjumit gjatë natës mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Sipas “News Medical”, janë publikuar rezultatet e studimit të fokusuar në lidhje mes shpeshtësisë së larjes së dhëmbëve dhe rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Në kuadër të studimit, 1 675 pacientë u përzgjodhën nga pacientët e shtruar në Spitalin Universitar Osaka në Japoni midis viteve 2013 dhe 2016.

Pjesëmarrësit u ndanë në katër grupe: ata që i lajnë dhëmbët dy herë në ditë në mëngjes dhe në mbrëmje, ata që i lajnë dhëmbët vetëm gjatë natës, ata që i kanë larë dhëmbët vetëm në mëngjes dhe ata që nuk i kanë larë dhëmbët fare.

Studiuesit morën parasysh moshën, gjininë dhe historinë e pirjes së duhanit të pjesëmarrësve. Përveç kësaj, të dhënat shëndetësore të pjesëmarrësve u rishikuan në mënyrë të nga katër studiues të pavarur.

Studimi u përqendrua në sëmundjet kardiovaskulare si çrregullimi i ritmit të zemrës, sulmi në zemër, dhimbje gjoksi dhe sëmundjet e valvulave të zemrës dhe aortës që kërkojnë kirurgji.

Ata që lajnë dhëmbët dy herë në ditë dhe ata që lajnë vetëm natën, kishin shkallë dukshëm më të lartë të mbijetesës së sëmundjeve kardiovaskulare (të vlerësuara) sesa ata që nuk i lajnë fare.

Gjetjet e studimit zbuluan se larja e dhëmbëve vetëm në mëngjes është e pamjaftueshme dhe larja gjatë natës është e rëndësishme për shëndetin.

Rezultatet e studimit u publikuan në revistën “Scientific Reports”.