Bota Ndahet nga jeta William Shakespeare, njeriu i parë që u vaksinua kundër...

Ndahet nga jeta William Shakespeare, njeriu i parë që u vaksinua kundër Covid

Ndahet nga jeta William Shakespeare, burri i parë në botë që ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

81-vjeçari William Shakespeare, i njohur nga miqtë si Bill mori dozën e tij të parë Pfizer në dhjetor, ndërsa vdiq nga një sëmundje që nuk kishte lidhje me koronavirusin.

Pensionisti me emrin e veçantë bëri histori kur mori vaksinën në Spitalin Universitar Coventry në Britani, duke shënuar një pikë kthese në luftën kundër koronavirusit dhe fillimin e programit më të madh të vaksinimit në histori.

Britania e Madhe ishte vendi i parë në botë që i dha dritën jeshile vaksinës së Pfizer dhe Biontech.