Politika Nishani: Basha njohu Parlamentin e “masakrës”

Nishani: Basha njohu Parlamentin e “masakrës”

Në lidhje me zhvillimet në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka reaguar edhe ish-presidenti Bujar Nishani, i cili mbeti jashtë të gjitha strukturave të reja drejtuese të Partisë Demokratike.

Në një koment në rrjetet sociale ai thotë se PD po kthehet kokëulur dhe e rrënuar në parlament dhe se mbledhja e djeshme e Këshillit vërtetoi sipas tij se tashmë Lulzim Basha e ka harruar “regjimin e masakrës”.

“Lulzim Basha dje e njohu edhe zyrtarisht Parlamentin që doli pas masakrës elektorale dhe po e kthen PD kokëulur e të rrënuar në atë parlament të turpit, ekzaktësisht atje ku e dorëzoi 2 vite më parë, në shkurtin e 2019. Kjo dhuratë për Edi Ramën do t’i kushtojë politikisht PD dhe të djathtës politike në Shqipëri në 50 vitet e ardhshme”, thotë Nishani.

Ndaj sipas tij shumica e demokrateve do të ndihen të tradhtuar nga ky devijim i shpejtë i kryedemokratit Lulzim Basha.