Sport Pas Juves, Villarreal bën surprizën e radhës, eliminon edhe Bayernin nga Champions

Pas Juves, Villarreal bën surprizën e radhës, eliminon edhe Bayernin nga Champions

Pas Juventusit, Villarreali bën një tjetër mrekulli. Ekipi spanjoll pa arrin të thyejë edhe Bayern Munchen duke i eliminuar nga Champions League.

Teksa kishte fituar të parën në Spanjë, sot në “Allianz Arena”, djemtë e Emery arrijnë të marrin më të mirën duke barazuar 1-1 ndaj vendasve, një rezultat që i çon direkt ata në gjysmëfinalen e Champions League.

Ishte një ndeshje e luajtur më mirë dhe e dominuar nga Bayerni, 24 gjuajtje, 4 në kuadrat, 65% mbajtje e topit për Nagelsmann, por në fund është Villarreali që feston.

Strategjia perfekte e tyre funksionoi duke goditur në momentin më të mirë dhe pas golit të Lewandowskit në 52’ ishte Chukwueze në 88’ në një kundërsulm perfekt që ndëshkon Bayernin.

Një rezultat shokues ashtu si i pari, por ndoshta i drejtë sepse bavarezët këtë vit kanë treguar se nuk janë në nivelet e mëparshme të Championsit.