Aktualitet Pipero jep detaje: Pse Covid i shtyn të sëmurët drejt vetëvrasjes

Pipero jep detaje: Pse Covid i shtyn të sëmurët drejt vetëvrasjes

Mjeku, Pëllumb Pipero ka bërë një përshkrim më të detajuar të situatës së Covid-19 në Shqipëri, si po bëhet kurimi i pacientëve të shtruar në spital dhe a do ketë një valë të dytë. I ftuar në emisionin e pasdites te “Rudina”, Pipero shpjegon dy rastet e vetëvrasjeve të pacientëve me COVID-19 në Spitalin Shefqet Ndroqi. Ndonëse thekson se nuk ka shumë informacion për këtë çështje, por ai e shpjegoi nga ana mjekësore pse mund të ndodhë një gjë e tillë tek këta pacientë.

“Çështja është në hetim dhe sa më pak të flasim aq më mirë është. Unë them se nga ana mjekësore ndodh. Unë sot po bisedoja me një të sëmurë aty dhe duke qenë mirë e bukur më tha “doktor sikur po ndjej një dhimbje gjoksi”.

Kjo dhimbja e gjoksit ne na tremb jashtëzakonisht shumë sepse dikush mund të bëjë një infarkt të menjëhershëm miokardi, po kështu ndodh edhe dëmtimi i trurit nga hiposkia, mungesa e oksigjenit. Unë kam insistuar personalisht tek disa pacientë të cilët kanë bërë disa çrregullime të rënda të shëndetit mendor, që kanë pasur psikoza që kanë bërë neuroza, që kanë bërë sjellje të një depresioni të thellë. Për shembull, një pacient shkruajti një letër amaneti dhe dëshironte të vetëvritej.

Ndodhia është aq e shpejtë dhe shpesh pa shenja paralajmëruese sepse është mjaft e vështirë për ta dyshuar më herët dhe parandaluar. Ne mjekët përpiqemi t’u zëvendësojmë atë që atyre u duhet shumë më tepër sesa çdo gjë tjetër, në këtë situatë që janë familjarët”, – është shprehur Pipero.