Bota Pse edhe pse merr më shumë vota, mund të mos bësh qeverinë...

Pse edhe pse merr më shumë vota, mund të mos bësh qeverinë në Gjermani

Të jesh partia më e madhe dhe më e votuar në zgjedhjet federale gjermane nuk është garanci se do të jesh ti që do të formosh qeverinë.

Në vitin 1969, Kurt Georg Kiesinger i CDU fitoi gati 50% të votave. Ai madje mori një telefonatë urimi nga Richard Nixon, presidenti amerikan në atë kohë.

Por partitë e tjera formuan një qeveri pa të, nën socialdemokratin Willy Brandt. Po kështu në 1976, CDU e Helmut Kohl fitoi pjesën më të madhe të votave, por bashkimi i forcave të SPD të qendrës së majtë dhe FDP liberale formuan një qeveri koalicioni.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe tani. Edhe nëse Olaf Scholz i SPD fiton, të Gjelbrit, CDU/CSU dhe FDP mund të formojnë një qeveri pa të. Madje udhëheqësi i CDU-së, Armin Laschet ka kërkuar një mandat nga partia e tij për ta bërë këtë.