Bota Putin urdhëron sulmin total, forcat ruse hyjnë në qytetin e dytë më...

Putin urdhëron sulmin total, forcat ruse hyjnë në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë urdhrin për sulm total ndaj Ukrainës, ndërsa forcat ruse kanë shkatërruar depozitat e gazit dhe depot e naftës.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka konfirmuar se trupat ruse kanë hyrë në orët e para të mëngjesit në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në vend.

Sipas dëshmitarëve, qindra trupa ruse të shoqëruar dhe me mjete të lehtë arritën të thyejnë rezistencën dhe të hyjnë në qytet.

Autoritetet lokale iu bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos dalin pasi forcat ukrainase janë duke luftuar në çdo rrugë të qytetit.

Gjithashtu, raportohet se trupat ruse tashmë kanë në kontroll dhe Nova Kakhovka, një qytet i vogël, por shumë strategjik që shtrihet përgjatë lumit Dnieper.

Rusët hynë në të gjitha ndërtesat qeveritare në këtë qytet dhe hoqën flamurin ukrainas.