Politika “Rusia u izolua”, Asambleja e OKB miraton rezolutën e propozuar nga SHBA-Shqipëri

“Rusia u izolua”, Asambleja e OKB miraton rezolutën e propozuar nga SHBA-Shqipëri

Asambleja e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën e propozuar nga SHBA dhe Shqipëria. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, me anë të një postimi në Twitter.

“Miratim i fuqishëm i rezolutës së propozuar nga Shqipëria dhe SHBA. Sesioni Special i Emergjencës i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbështet nga 11 anëtarë të OKB-së. Edhe një herë Rusia u izolua. Bota nuk do të heshtë”, shkruan Xhaçka.

Disa ditë më parë, bashkë me SHBA, Shqipëria propozoi një rezolutë në Këshillin e Sigurimit ku i bëhej thirrje Rusisë që të ndalonte sulmin ndaj Ukrainës dhe të tërhiqte të gjithë trupat e saj nga ky vend, duke e detyruar Rusinë të përdorë veton.