Bota Shërbimet sekrete të SHBA: Putin i ka dhënë ushtrisë urdhrin për të...

Shërbimet sekrete të SHBA: Putin i ka dhënë ushtrisë urdhrin për të pushtuar Ukrainës

Rusia zgjati afatin e stërvitjeve ushtarake pranë kufijve veriorë të Ukrainës të dielën, ndërsa intensifikohen shqetësimet se bombardimet e vazhdueshme të dy ditëve të fundit përgjatë vijës së kontaktit midis ushtarëve dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën lindore, mund të nxisin një sulm rus ndaj fqinjit të vet.

Ndërkohë, Burime të shërbimeve sekrete amerikane, të zbardhura fillimisht nga gazeta Washington Post dhe më pas nga media të tjera, përfshirë CNN, thonë se presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë urdhrin për sulm ndaj Ukrainës gjeneralëve të tij.

Urdhri, është vetëm një nga sinjale të fillimit të operacioneve, dhe mungojnë ende elementë të tjerë të pritshëm si sulme kibernetike dhe elektrike, por padyshim kjo mund të jetë faza kulmore e përgatitjeve ruse për një operacion ushtarak të gjerë në Ukrainë.

Ukraina është tashmë e rrethuar nga tre anët nga rreth 150,000 ushtarë, avionë luftarakë dhe pajisje ruse. Rusia mbajti stërvitje bërthamore të shtunën, si dhe stërvitje konvencionale në Bjellorusi, dhe bën stërvitje të vazhdueshme detare në brigjet e Detit të Zi.

Udhëheqësit separatistë në Ukrainën lindore të shtunën urdhëruan një mobilizim të plotë ushtarak dhe dërguan më shumë civilë në Rusi, e cila ka lëshuar rreth 700.000 pasaporta për banorët e territoreve të kontrolluara nga rebelët. Pretendimet se shtetasit rusë po rrezikohen mund të përdoren si justifikim për veprime ushtarake. Zyrtarët në territoret separatiste akuzuan forcat ukrainase për disa sulme artilerie gjatë ditës së kaluar dhe thane se dy civilë u vranë në një sulm të pasuksesshëm në një fshat pranë kufirit rus. Ukraina ka mohuar këto akuza.

Ditën e djeshme presidenti amerikan Joe Biden theksoi se sipas tij, Putin e kishte marrë vendimin për të pushtuar Ukrainën, bindje e ritheksuar sot edhe nga zëvendës presidentes Kamala Harris dhe sekretarin e shtetit Antony Blinken.