Sport Short spektakolar në Champions League, mësohen 4 ndeshjet çerekfinale

Short spektakolar në Champions League, mësohen 4 ndeshjet çerekfinale

Përballje shumë të forta rezervoi hedhja e shortit për çerekfinalet e Champions League këtë të premte.

Anglezët e Manchester City, kampionët në fuqi, kanë gjetur përballë galaktikët e Real Madrid. Londinezët e Arsenal gjetën gjermanët e Bayern Munich.

Ndërkohë Atletico Madrid do të përballet me Borussia Dortmund. Nuk mund të mungonte edhe një sfidë tjetër shumë e fortë si ajo mes Paris Saint Germain përballë spanjollëve të Barcelonës.

Fituesi i çiftit Manchester City-Real Madrid do të përballet me fituesin e çiftit Arsenal-Bayern në gjysmëfinale. Ndërsa në krahun tjetër do të përballen fituesit e çifteve Atletiko-Dortmund dhe PSG-Barcelona.

Këtë të premte janë përcaktuar edhe ndeshjet çerekfinale të Europa League. Milan “peshkoi” Romën, ndërsa Liverpool, Atalantën. Dy sfidat e tjera janë Leverkusen-West Ham dhe Benfica-Marseille.