Sport Tërmet në futbollin italian, në skandalin e basteve të përfshirë shumë lojtarë...

Tërmet në futbollin italian, në skandalin e basteve të përfshirë shumë lojtarë të Seria A

Seria A dhe futbolli italian pritet të tronditet edhe më shumë ditët në vijim për sa i përket skandalit të vënies së basteve nga futbollistët profesionist.

Tashmë nën hetim nga prokuroria dhe Federata Italiane e Futbollit janë tre futbollistë: Fagioli, Tonali e Zaniolo.

E përditshmja italiane “La Republica”, sqaron se lista e futbollistëve të dyshuar mund të jetë më e gjatë, teksa hetimet vazhdojnë. Në një server, ku është zbuluar një “chat”, figurojnë emra të shumtë futbollistësh, pa bërë me dije emra lojtarësh apo skuadrash.

Për momentin nuk ka prova konkrete, por thjesht mesazhe që duken provokuese dhe që mund të përfshijnë mjaft personazhe të tjerë. Duket se futbolli italian do të pësojë një tjetër skandal bastesh si ai i viteve ’80, megjithatë asokohe bëhej fjalë për trukim ndeshjesh. Ndërsa këtë herë kemi të bëjmë me vënie bastesh në platforma jo të ligjshme.