Moti i keq në Vlorë, shoqëruar me erë të fortë ka shkaktuar mbytjen e disa varkave të vogla peshkimi.
Rreth 5 varka janë mbytur në zonën e plazhit të vjetër.
Ndërkohë, nuk ka patur probleme pas rrëzimit të disa pemëve në zonën e Pyllit të Sodës.
Për shkak të motit të keq, lundrimi detar ne Vlorë mbetet i pezulluar edhe këtë të dielë.