Brad Pitt fitoi çmimin si aktori më i mirë në rol dytësor në Golden Globes. Kur Pitt u ngjit në skenë për të mbajtur fjalimin pas marrjes së çmimit, kamera u fokusua tek ish gruaja e tij, Jennifer Aniston, e cila ishte gjithashtu e pranishme në ceremoni.
Ajo ishte tejet e fokusuar në fjalimin e tij dhe nuk mungonin as buzëqeshjet në fytyrën e saj. Gjatë fjalimit të tij Brad tha: “Do doja të kishte ardhur edhe nëna ime, nuk munda ta merrja sepse çdo grua që qëndron pranë meje, mediat spekulojnë se jam në një lidhje”.
Në këtë moment të gjithë të pranishmit qeshën, gjithashtu edhe Aniston. Veprimi i saj i habiti jo pak fansat, të cilët filluan komentet e tyre në rrjetet sociale.
Gjatë parakalimit të tij në tapetin e kuq, aktori tha se e mirëpret takimin me aktoren dhe madje shtoi se ajo është një mike shumë e mirë për të. Pitt dhe Aniston kanë qenë të martuar gjatë viteve 2000-2005 dhe pastaj ai e braktisi për t’u lidhur me Angelina Jolie.