Kryesore FOTO: Liderët pas sulmit me raketa në Poloni

FOTO: Liderët pas sulmit me raketa në Poloni

Ngjarjet në Poloni dominuan ditën e dytë të G20. Shtëpia e Bardhë publikoi këtë foto në të cilën shfaqen presidenti amerikan Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken.

Siç shkruan BBC, udhëheqësit botërorë u zgjuan herët pas lajmeve për sulm me raketa në një fshat të Polonisë që ndodhet në kufi me Ukrainën. Nga sulmi humbën jetën 2 persona.

Rusia mohoi që raketat të ishin lëshuar prej saj, edhe Presidenti Joe Biden tha se të dhënat e deritanishme sugjeronin se raketat mund të mos jenë të Rusisë. Ndërkohë, liderët e G7 të cilët ndodhen në Bali, mbajtën një takim urgjent.